Sveçla takon zyrtaren e NATO-s: Kërcënimet e Serbisë, problem serioz për Kosovën e rajonin
Lexohet për: 2 min.
410006003_826222509514027_662573232126656863_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla priti sot në takim shefen e Operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-Ariella Viehe, me të cilën diskutoi mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veri.

Sulmet e njëpasnjëshme viteve të fundit ndaj institucioneve dhe zyrtarëve tanë në veri dhe sulmi terrorist i 24 shtatorit ishin çështjet e rëndësishme për të cilat biseduam në takim, shkruan Sveçla në një postim në Facebook.

Po ashtu në këtë takim u dakordua edhe mbi vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe misionit të NATO-s në Kosovë - KFOR.

Ministri Sveçla tha se kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë dhe ambiciet e saj territoriale për Kosovën vazhdojnë të përbëjnë problem serioz për Kosovën, por edhe të rajonit.

“Kosova aspiron rrugën drejt integrimit në NATO dhe në këtë kuptim, do të vazhdojmë përpjekjet tona si partner serioz në garantimin e sigurisë në vend dhe në rajon”, ka thënë ai.

Eksperti serb i sigurisë: Arsenali që u gjet te Radoiçiqi në Kosovë, të njëjtin lloj e ka pasur edhe krimineli Belivuk - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025