Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka akuzuar Serbinë se ka për synim intensifikimin e agresivitetit të luftës speciale kundër Kosovës duke kombinuar propagandën, operacionet subversive, ofensivën diplomatike përmes metodave të luftës hibride sipas shkollës ruse.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se dështimet e njëpasnjëshme të përpjekjeve destabilizuese serbe kanë acaruar Vuçiq, Vuçeviq, Vulin, Radojçiq, të cilët të dëshpëruar po synojnë ende që “shkollën ruse” për destabilizim ta implementojnë në rajon.
Dështuan në:
1. Arritjen e qëllimeve politike përmes barrikadave në veri;
3. Synimet për të nxitur trazira dhe konflikte në komunat në veri, përmes luftës hibride, lajmeve të rreme, inskenimeve dhe fushatave propaganduese;
4. Synimet për të mbrojtur grupet e strukturuara kriminale, për qëllime politike dhe financiare/pastrimin e parave, kultivimin e drogave, trafikimin e armëve;
6. Synimet e vazhdueshme për inskenim të incidenteve ndaj serbëve (në jug), për ta fajësuar Kosovën, përmes:
- Strukturave të sigurisë së Serbisë;
- Grupeve kriminale në rajon;
7. Fushatat e orkestruara për kinse ‘spastrimin etnik’, ‘krizën humanitare’, ‘sulmet ndaj serbëve’, kërcënimin nga ‘sundimi i ligjit dhe lëvizja e lirë’;
9. Së fundmi, bllokimi i pikave kufitare përmes grupeve ekstremiste, radikale dhe terroriste, të sponsorizuara nga shteti.