Sveçla publikon emrat e serbëve që kishin laboratorë droge në veri
Lexohet për: 2 min.
lista serbe
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku janë shkatërruar tre laboratorë droge, ka thënë se disa ministra në Serbi dhe zyrtarët e Listës Serbe janë trazuar këtë të diele.

Sveçla ka publikuar edhe emrat e pronarëve të tre laboratorëve që janë Miljan Delevic, Ivan Slavic, Dusan Slavic e Nikola Filgjokic, e të cilët sipas ministrit Sveçla, janë të përfshirë në sulmet ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, në ngritjen e barrikadave e në kërcënimet e sulmet ndaj serbëve që kanë refuzuar të bashkëpunojnë me ta.

https://kosovapress.com/svecla-paramilitare-e-narkodilerat-e-vuciqit-ne-veri-foto/

“Qenkan trazuar këtë të diel Lista Serbe dhe Petkovic me disa reagime. Çështja në fjalë është e thjeshtë. Me laboratorë droge, trafikantë e kriminelë si mjete politike, fasada e rrejshme nuk zgjatë më shumë se deri te aksioni i radhës i Policisë së Kosovës. 8 laboratorë droge janë shkatërruar brenda mandatit tonë, vetëm sot janë shkatërruar 3 sosh. Pronarët e tyre: Miljan Delevic, Ivan Slavic, Dusan Slavic e Nikola Filgjokic, janë të përfshirë në sulmet ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, në ngritjen e barrikadave e në kërcënimet e sulmet ndaj serbëve që kanë refuzuar të bashkëpunojnë me ta. Pas sulmit ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës këta janë vizituar nga Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Milos Vucevic, nga Petkovic ndërsa mbështeteshin e mbroheshin nga Lista Serbe e Milan Radojciq. Ministrat e Serbisë të përfshirë në këto instrumentalizime me banda kriminale sonte do të dëshironin mos të ekzistonin këto foto e video. Por ato ekzistojnë dhe janë dëshmi e fortë se çfarë fshihet pas "politikës" së tyre”, ka shkruar ai në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025