Sveçla përgëzon policinë: Po eliminojmë strofullin e drogës në gjithë vendin
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka përgëzuar Policinë e Kosovës për operacionin e suksesshëm që rezultoi me kapjen e 20 pakove me substancë narkotike të llojit heroinë, në vlerë 200 deri 250 mijë euro. Ai ka theksuar se krimit dhe ilegalitetit i kanë shpallur luftë në veri e në jug dhe se suksesi i radhës i policisë është dëshmi se Republika e Kosovës nuk është zonë sigurie as për kriminelët as për çfarëdo lloj krimi. “Ndërkohë që po eliminojmë strofullin e drogës gjithandej vendit, Republika jonë po forcon gjithnjë e më shumë pikat kufitare për të ndaluar “eksportin dhe importin” e çfarëdo ilegaliteti,” ka shkruar ai në Facebook. Njësia e antidrogës sot gjatë një kontrolli në një veturë me targa të huaja në Merdare ka gjetur mbi 10 kilogramë drogë e destinuar drejt vendeve të BE-së, në vlerë deri në 250.000 euro. Me këtë rast është arrestuar një shqiptar i Kosovës me nënshtetësi kosovare-kroate, ndërsa droga është konfiskuar. Në cilësi të provës materiale po ashtu janë gjetur të fshehura para të fshehura në vlerë 2.500 euro dhe një telefon celular. I dyshuar është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe ndaj tij pritet të caktohet masa e ndalimit 48 orë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024