Sveçla për rastin e 11-vjeçares: U përdhunua për më shumë se një vit
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sveçla për rastin e 11-vjeçares: U përdhunua për më shumë se një vit
Sveqla
05/09/2022 - 13:52
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë një konference për media, sot ka folur edhe mbi rastin e dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë, e për të cilin ka thënë se është përdhunuar për një periudhë kohore më shumë se një vit.

"Nuk mund të them saktësisht, meqë çështja është nën hetim. Por mund të them se që mbi një vit. Informatat janë se kjo e mitur është dhunuar për një vit", tha ai.

Sveçla ka ftuar kryeinspektoratin e Policisë së Kosovës për të hetuar dështimet në rastin e 11-vjeçares, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga qershorit dhe vetëm në fund të muajit të kaluar janë arrestuar 11 persona.

Ai deklaroi se nuk do të amnistohet askush dhe do të hetojnë deri në fund të gjithë përgjegjësit e këtij rasti.

"Të gjitha informatat e deritanishme na tregojnë për dështime të njëpasnjëshme të institucioneve përgjegjëse për të mbrojtur këtë të mitur. E pastaj edhe për të identifikuar se çfarë ka ndodhur dhe gjithë dhunuesit, të cilët ende jo të gjithë nuk janë arrestuar. Unë pres që Policia e Kosovës të angazhohet maksimalisht, që e gjithë e vërteta të zbulohet në mënyrë urgjente", ka thënë ai.

Ndryshe, përdhunimi i 11-vjeçares ka shkaktuar reagime të ashpra dhe protesta të shumta.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026