Sveçla pas aksionit të Policisë: Veriu po ecën drejt normalitetit
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi Policia e Kosovës ka zhvilluar aksion kundër drogës në veri të Mitrovicës. Ai ka thënë se luftimi i krimit të organizuar mbetët prioritet derisa ka shkruar se “veriu po ecën drejt normalitetit, Serbia nuk do ta cenojë shtetin tonë në asnjë cep të vendit”.
Ministri i Brendshëm ka thënë se aksioni i policisë në lagjen “Tre rrokaqiejt” ka qenë i suksesshëm.
Derisa ka përmendur gjërat që janë konfiskuar gjatë aksionit, përfshirë edhe municion dhe tetë mjete shpërthyese të improvizuara, Sveçla ka thënë se kjo është edhe një dëshmi më shumë për sulmet ndaj zyrtarëve policorë, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe gazetarëve.
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion kundër drogës në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës.
Bëhet fjalë për një banesë në katin e njëmbëdhjetë, të shfrytëzuar nga një shtetas i Kosovës i nacionalitetit serb.