Sveçla: Nuk do të ketë më mbështetje politike për grupet mafioze
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Sveçla: Nuk do të ketë më mbështetje politike për grupet mafioze
3 javë më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla është deklaruar pas aksioneve të fundit të Policisë së Kosovës si pjesë e luftës kundër krimit të organizuar.

Gjatë javës që po lëmë pas janë arrestuar tre persona për fajde, 10 të tjerë për narkotikë dhe janë konfiskuar mbi 110 kilogramë drogë.

Sveçla me këtë rast përgëzon Policinë e Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm në luftimin e krimit të organizuar dhe çdo lloj krimi tjetër.

“Nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze. Siguria e qytetarëve tanë dhe e vendit tonë mbetet qëllim kryesor dhe në këtë drejtim, asnjëherë nuk do të mungojë mbështetja jonë si qeveri që ky qëllim të jetësohet për çdo ditë”, ka shkruar ai në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024