Sveçla nga veriu: Punë e zakonshme në orar të punës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Sveçla nga veriu: Punë e zakonshme në orar të punës
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar sot veriun e Mitrovicës.

Ai ka qëndruar në objektin e ri të MPB-së, i cili deri para pak kohësh ka shërbyer për strukturat paralele, ndërsa nuk ka dashur të deklarohet për media.

"Unë jam në punë të zakonshme dhe në orar të punës", ka thënë shkurt për gazetarë Sveçla.

Së bashku me Sveçlën ishte edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Nuk dihet agjenda e ministrit dhe nëse ai ka vizituar objektet tjera në veri të vendit. /A. Damati/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024