Sveçla jep detaje për plagosjen e policit Ekrem Neziri: Vuçiq iu është kthyer rolit të tij si propagandues (Foto)
Lexohet për: 2 min.
Foto-4
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke iu përgjigjur deklaratave të Presidentit të Serbisë, ka vënë në dukje se Aleksandër Vuçiq, ish-ministri i propagandës në kohën e Millosheviqit, në mungesë të çdo preteksti e arsyetimi për veprimet kriminale të grupeve që dirigjon, i është kthyer rolit kryesor të mëhershëm, atij të propaganduesit.

“Një nga gënjeshtrat e tij të shumta ka të bëj me plagosjen e zyrtarit policor Ekrem Neziri se kinse është lënduar nga xhamat në sulmet ndaj zyreve të KKZ-së në Mitrovicën e Veriut”, ka theksuar ministri Sveçla.

Ministri Sveçla konfrimon se sulmet ndaj zyrave të KKZ-së kanë ndodhur me datë 6 dhjetor, ndërsa sulmi me armë zjarri ndaj zyrtarit policor Ekrem Neziri ka ndodhur me datë 8 dhjetor në fshatin Serbovc, mes Zveçanit dhe Leposaviqit.

Sipas një komunikate të MPB-së, për këtë ka edhe pamje por edhe dëshmitarë nga KFOR-i, që kanë shkuar në vendin e ngjarjes, si dhe raporti mjekësor që e dëshmon këtë.

“Këto të pavërteta dhe shumë të tjera janë përpjekje të dështuara të Vuçiq, që kanë për qëllim të kamuflojnë sulmet e grupeve të tij kriminale. Policia e Kosovës asnjëherë të vetme nuk ka terrorizuar apo sulmuar asnjë qytetar, aq më pak për shkak të përkatësisë etnike. E vërteta është se grupet kriminale të dirigjuara nga Vuçiq kanë shtënë për t'i eliminuar zyrtarët tanë policor, si dhe kanë sulmuar brutalisht e terrorizuar qytetarët tanë”, thekson ministri  Sveçla në këtë reagim.

Ai ka thënë se propaganda e tij më nuk gjen adresë askund.

“Ne do të vazhdojmë dhe do të qëndrojmë, për të gjithë qytetarët pa dallim e për shkatërrimin e të gjitha grupeve kriminale që dirigjon propaganduesi Vuçiq dhe jo vetëm”, përmbyll reagimin e tij ministri i MPB-së, z. Xhelal Sveçla.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025