Sveçla: Është ndaluar ish-polici serb, ka organizuar sulmin terrorist në zyrat e KKZ-së
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka informuar se Policia sot ka ndaluar në pikën kufitare në Jarinje ish-zyrtarin policor, ish-pjesëtarin e MUP-it, i cili ka qenë i integruar më parë në Policinë e Kosovës, Dejan Pantiç.

Sveçla ka potencuar se i ndaluari, sipas dëshmive të Policisë së Kosovës, ka organizuar sulmin terrorist në zyret e KKZ-së në veri të vendit “me ç'rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policor. Pantiç akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues”.

Ministri Sveçla ka ftuar qytetarët për ruajtje të qetësisë.

“Grupe ekstremiste me qëllim të parandalimit të vendosjes së drejtësisë janë organizuar në bllokim të disa rrugëve dhe ngritje të barrikadave në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Ftoj të gjithë qytetarët për ruajtje të qetësisë e në veçanti qytetarët tanë të etnisë serbe që të mos bëhen pjesë e organizimeve të grupeve kriminale në veri. Asgjë nuk mund t'i ndalë institucionet e Republikës së Kosovës për ofrim të sigurisë për qytetarët pa dallim e për sjellje para drejtësisë të të gjithë shkelësve të ligjit.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, forca të shtuara të Policisë së Kosovës, si dhe karabinierë italianë, sot më herët kanë rritur prezencën mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë.

https://kosovapress.com/forca-te-shtuara-te-policise-mbi-uren-e-ibrit-serbet-aktivizojne-alarmin-ne-leposaviq-zubin-potok-dhe-zvecan/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024