Suspendohet profesori Bekim Bejta
Profesori i Fakultetit të Filologjisë, Bekim Bejta është suspenduar sot nga procesi mësimor dhe nga të gjitha aktivitetet akademike në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina". Siç ka informuar Parlamenti Studentor, vendimi për suspendimin e profesorit është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Senatit.
Ndaj profesorit Bekim Bejta janë raportuar probleme, të cilat i kanë hasur studentët.
Si pjesë e vendimit të marrë, sipas Parlamentit Studentor përfshihen këto pika
: I. Largimi i përkohshëm nga puna i prof. Bejta, do të zgjasë më së shumti gjashtë (6) muaj, deri në përfundimin e procedurës disiplinore të iniciuar në Këshillin e Etikës dhe marrjen e vendimit përfundimtar nga ky organ kompetent i Universitetit. II. Gjatë periudhës së suspendimit nga puna, prof. Bejtës i ndalohet qasja në vendin e punës, qasja në platformat zyrtare elektronike dhe qasja në objektet e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, pa lejen paraprake nga organet vendimmarrëse.