Supremja vendos për rastin e parë të dënimit për dhunim seksual gjatë luftës
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

??????? ??????? ? ?????ë? ?ë??????????? ?ë?????? ?ë????? ???? ????? ???????, ?ë ?ë???? ?? ?? ???? ?????? ?ë? ????ë ???????? ????ë ????ë? ?ë ?????ë.

QKRMT mirëpret vendimin e fundit nga Gjykata Supreme e Kosovës, ku vërtetohet Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit me të cilin Zoran Vukotic ishte dënuar me 13 vjet burgim për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Fillimisht Gjykata Themelore në Prishtinë kishte dënuar Zoran Vukotic me 10 vjet burgim, ndërsa pas ankesës, Gjykata e Apelit e kishte rritur dënimin në 13 vjet burgim. Mbrojta e të akuzuarit kishte paraqitur kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, dhe Gjykata Supreme e refuzoj këtë kërkesë dhe përfundimisht e vërtetoi Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit me të cilin Zoran Vukotic ishte dënuar me 13 vjet burgim. Kjo shënon përfundimin e epilogut të këtij rasti dhe tani kemi të mbijetuarën e parë e cila me këmbëngulësinë e saj dhe mbështetjen e parreshtur të QKRMT-së gjatë gjithë procesit, triumfoi në të gjitha nivelet e gjykatave”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, QKRMT vazhdon t’i mbështesë dhe i inkurajon të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës që të kërkojnë drejtësi.

E mbijetuara, e cila është rreth të pesëdhjetave dy vjet më parë kishte rrefyer ekskluzivisht për KosovaPress, ku pati theksuar se nuk është e kënaqur me dënimin. Në kushte anonimiteti, u pati bërë thirrje të gjitha grave e burrave që të kërkojnë drejtësi për krimin me të cilin u përballën dhe vuajtjet që ua shkaktuan për tërë jetën.

Dënimi për Zoran Vukotiq, është rasti i parë që dikush dënohet për dhunim seksual në Kosovë, nga gjykatat vendore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024