Supermarketet në Britani kufizojnë blerjet e vajit të gatimit për shkak të luftës
Lexohet për: 1 min.
cb99b7bb-c005-41c4-9a69-6242a9ff6575
2 vite më parë
Linku u kopjua

Disa supermarkete në Britaninë e Madhe po vendosin kufizime në blerjet e vajit të gatimit, pasi furnizimet janë goditur nga lufta në Ukrainë.

Ëaitrose dhe Morrisons kanë kufizuar blerësit në dy shishe për secilin. Tesco po lejon tre shishe për klient.

Shumica e vajit të lulediellit në Britaninë e Madhe vjen nga Ukraina dhe ndërprerja e eksporteve ka çuar në disa mungesa dhe një kërkesë në rritje për alternativa.

Konsorciumi Britanik i Shitjes me Pakicë, tha se kufizimet ishin një masë e përkohshme "për të siguruar disponueshmërinë për të gjithë".

Analiza nga firma kërkimore me pakicë Assosia ka sugjeruar gjithashtu se furnizimet e reduktuara kanë bërë që çmimet e vajit të lulediellit të rriten./BBC/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025