Superliga e Kosovës në basketboll do të rikthehet nesër dhe gjatë vikendit me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 25-të.
Ndeshja hapëse e kësaj xhiroje do të zhvillohet nesër, ku klubi i basketbollit Drita pret në shtëpi Prizrenin 16, përcjell KosovaPress.
Ndërkaq, vikendi do të sjellë dy përballje tejet të bukura, ku të shtunën Sigal Prishtina zhvillon ndeshje kundër Golden Eagle Yllit, ndërsa të dielën, Bashkimi është mysafirë i Trepçës.
Në 24 ndeshje të zhvilluara, Sigal Prishtina ka 12 fitore dhe 12 humbje, kurse Golden Eagle Ylli ka regjistruar 18 fitore dhe gjashtë humbje.
Xhiro e 25 e Superligës së Kosovës në basketboll
E premte
E shtunë
19:00 Sigal Prishtina - Golden Eagle Ylli
17:00 Peja - Trepça
19:00 Bashkimi - Rahoveci