Sunak refuzoi zgjedhjet e reja, prioritet është stabiliteti ekonomik
Lexohet për: 1 min.
Rishi Sunak
2 vite më parë
Linku u kopjua

Rishi Sunak, lideri i ri i Partisë Konservatore britanike në pushtet dhe kryeministër i ardhshëm, hodhi poshtë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, thanë deputetët që ishin të pranishëm gjatë fjalimit të tij sot.

Ai u tha deputetëve konservatorë se prioriteti i tij ishte arritja e stabilitetit ekonomik dhe se më pas do të kërkonte të përmbushte premtimet e fushatës së partisë për vitin 2019, tha deputeti Ian Duncan Smith.

Sunak gjithashtu u tha deputetëve se "të gjitha krahët" e partisë do të jenë të pranishëm në kabinetin e tij, raporton gazeta "The Sun".

Kryeministrja e dorëhequr Liz Truss theksoi se Sunak ka mbështetjen e saj të plotë, duke e uruar në Twitter për zgjedhjen e tij si kreu i ri i partisë dhe kryeministër i ardhshëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024