Sulmuesi i Prishtinës shpallet “Ylli i javës” në Superligë
Lexohet për: 2 min.
blesa
1 vit më parë
Linku u kopjua

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, @albimall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Çmimi “Ylli i javës” për javën e 11-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC. Prishtina, Jalen Miller Blesa

Blesa kontribuoi me dy gola në fitorend e Prishtinës me rezultat 2-1 ndaj Gjilanit në “Fadil Vokrri” të shtunën. Kjo ishte fitorja e tretë për FC. Prishtina në këtë edicion, por e para pas shtatë ndeshjeve.

Pasi mori këtë çmim sulmuesi amerikan u shpreh i lumtur që u vlerësua kontributi i tij në këtë ndeshje tejet të rëndësishme për të ruajtur hapin me skuadrat e kreut të tabelës.

"Ndeshja shkoi shumë mirë, jam shumë i lumtur për bashkëlojtarët e mi. Ne ndihmuam njëri-tjetrin shumë dhe dhamë 100%. Është trajneri i ri dhe strategjia e re. FC Prishtina është një skuadër e madhe dhe ne presim që të luajmë në Evropë. Strategjia e re dhe trajneri i ri po bëjnë që gjërat të ndryshojnë shumë shpejt, por gjithë ekipi do të adaptohet me kohë. Jam shumë i lumtur dhe emocionuar që u zgjodha ylli i javës", ka thënë Blesa për faqen zyrtare të FFK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025