Sulmoi të miturin, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur
Lexohet për: 2 min.
gfdfg
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kanë çfarëdo informate apo dinë diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren thotë se është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale "Lëndim I rënde trupor", që ka ndodhur me datën  07/06/2023 rreth orës  20:15 në rrugën “Hadi Kantarxhiu”, në Prizren.

“I dyshuari ka sulmuar të dëmtuarin te mitur me ç ’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video  të dyshuarit, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar  në identifikim e tij. Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marrë  autorizimin në pajtim të dispozitave të nenit  76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale,  ku kërkohet   bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e te dyshuarit. Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse  kane çfarëdo informate , apo  din diçka për vendndodhjen e  të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Suharekë , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025