Një tjetër ngjarje jo e hijshme e ka prekur futbollin vendor. Gjatë përballjes së sotme mes Kikës dhe skuadrës së Vushtrrisë u sulmua referi, gjë që çoi në ndërprerjen e ndeshjes.
Përballja mes Kikës dhe Vushtrrisë, që ishte e vlefshme për xhiron e 24 të Ligës së Parë të Grupit B, u karakterizua me skena dhune, raporton KosovaPress.
Më poshtë i gjeni deklaratat nga të dyja ekipet.
“Ndërprehet ndeshja KF Kika vs FC Vushtrria. Në minuten e 83 është ndërprerë ndeshja KF Kika - FC Vushtrria për arsye te disa sjelljeve jo sportive të lojtarëve të KF Kika ndaj referit kryesorë te ndeshjes. Rezultati ishte 1:2 në favor të FC Vushtrrisë të cilët e përmbysen rezultatin me golat e Taulant Avdylit në minuten e 63 dhe Gentrit Ullurit në minuten e 80. Presim për një vendim final për ndeshjen e sotme nga Federata e Futbollit të Kosovës”, shkruante në komunikatën e Vushtrrisë.
Kika ishte në epërsi prej 1:0 para se Vushtrria ta përmbyste rezultatin në pjesën e dytë për të avancuar më pas në 2:1, kohë kjo kur ndodhi incidenti në fjalë.