Sulmohet një 23-vjeçare në Prishtinë
Lexohet për: 1 min.
dhuna-femija
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një 23-vjeçare është sulmuar fizikisht nga një burrë këtë të shtunë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK teksa policia është duke punuar për të identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin për veprën “Lëndim trupor”.

Rastin për Kosovapress e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se nga rruga Bill Klinton në Prishtinë, një person është transportuar për trajtim mjekësor në QKUK. Menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast dyshohet se pas një sulmi fizik, nga një person i dyshuar, është lënduar një person ( femër 23 vjeç). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për rastin i cili është cilësuar si lëndim trupor”, tha Ahmeti për Kosovapress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025