Sulmohet fizikisht një infermier në QKMF-në e Podujevës
Shëndetësi
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person ka sulmuar mbrëmë fizikisht një infermier të QKMF-së në Podujevë, pas tensioneve paraprake me një infermiere. QKMF e Podujevës ka njoftuar policinë lidhur me rastin dhe pret reagimin e organeve të ligjit. Mbrëmë rreth mesnatës derisa ekipi emergjent ishte në detyrë, një person ka penguar punën e tyre duke fyer dhe kanosur infermieren ndërkohë që ka eskaluar dhuna fizike ndaj infermierit tjetër të ekipit. Stafi menaxhues i QKMF-së shpreh indinjatë dhe dënon ashpër fyerjet dhe sulmin ndaj punëtorëve shëndetësorë.

“Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të papranueshme, ndërsa tolerimi i tyre krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen duke nxitur pasiguri në punë në mesin e komunitetit shëndetësor,” thuhet në reagim. QKMF në Podujevë për shkak të shqetësimeve ka bërë të ditur se ka liruar përkohësisht në shtëpi infermierin dhe infermieren.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024