Sulmi terrorist në Varagë të Zubin Potokut, Policia arreston disa të dyshuar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
462546685_1740360670091801_1590767395519871086_n
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se lidhur me sulmin e mbrëmshëm terroristë në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, ku u dëmtua kanali i ujit të Ibër-Lepencit, ka të arrestuar të cilët do të me fuqinë e ligjit të drejt të republikës demokraite e të pavarur të Kosovës.

Kurti këto komente i bërë pas vizitës në vendin ku ndodhi sulmi terroristë. Ai ishte i shoqëruar me drejtues të Policisë, AKI-së dhe ministrin e brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Që ta shohim vendin e ngjarjes, dëmin e jashtëzakonshëm që na është shkaktuar mbrëmë nga ky sulm terroristë e kriminal, që ka dëmtuar infrastrukturën kritike, meqenëse e ka dëmtuar rënd edhe prodhimin e energjisë elektrike, edhe furnizimin me ujë. Vetëm duke iu falënderuar punës vetmohuese të këtyre policëve, punëtorëve, inxhinierëve, ekspertëve, kemi arritur që deri diku ta sanojmë dëmin, ndonëse jemi diku tek çereku i prurjeve normale të ujit nëpërmjet kanalit Iber Lepenc, i cili e bën edhe ftohjen e termocentraleve në Obiliq, edhe furnizimin me ujë të shumë komunave, përfshirë edhe Prishtinës. Policia po i zhvillon hetimet, ka kryer bastisje, ka edhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminel e terroristë do të përballën me drejtësinë, me fuqinë e ligjit të drejt të republikës demokratike e të pavarur të Kosovës

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024