Sulmi terrorist, Vrajolli: Rreziku më i madh që nga paslufta, u ndihmua nga qarqe serbe
Lexohet për: 2 min.
vrajolli-280923
1 vit më parë
Linku u kopjua

Drejtori ekzekutiv në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Mentor Vrajolli, vlerëson se ngjarja e rëndë që ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku mbeti i vrarë një polic e u plagosën dy të tjerë, është më e rrezikshmja që ka pasur vendi që nga paslufta e tutje.

Në një intervistë për KosovaPress, Vrajolli thotë se ka qenë përgjegjësi e KFOR-it të ruajë atë pjesë të vendit.

Derisa thotë se e gjitha ishte organizim nga qarqe të ndryshme serbe, ai thekson se edhe qasja e butë ndaj Perëndimit karshi Serbisë ka ndikuar në këtë mes.

Ndonëse, Manastiri i Banjskës u distancua nga aktet e grupit që sulmuan në veri, Vrajolli thotë se një ndihmë në këtë organizim erdhi nga qarqet serbe.

“Kjo që ka ndodhur është ndihmuar nga shumë qarqe të ndryshme. Është çështje e PK-së t’i identifikojë se kush brenda Kosovës i ka mbështetur ato. Sipas të gjitha gjasave një ndihmë e madhe ka ardhur edhe nga ana tjetër e kufirit, në pjesën serbe të kufirit”, thotë Vrajolli.

Me publikimin e disa videove ku shihen terroristët serbë teksa ikin malit nga Manastiri i Banjskës, janë rritur zërat se KFOR-i mund të ketë qenë ndërmjetësues.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

E një gjë të tillë nuk e mohon drejtori i QKSS-së.

Vrajolli thotë se KFOR-i ka përgjegjësinë më të madhe në veri të vendit.

https://kosovapress.com/admin/vritet-nje-polic-ne-veri-plagoset-nje-tjeter/

Sipas tij, qasja e Perëndimit ndaj Serbisë duhet të ndryshojë.

Ndryshe, në orët e para të mëngjesit të së 24 shtatorit është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa polici tjetër Alban Rashiti dhe një tjetër kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka gjetur arsenal armësh në Manastirin e Banjskës ku terroristët u strehuan.

https://kosovapress.com/admin/serbia-koke-e-kembe-e-perfshire-ne-sulmin-terrorist-nder-te-vraret-edhe-truproja-i-vulinit/

Autoritetet në Kosovë kanë nxjerrë prova që implikojnë nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq si udhëheqës të këtij grupi terrorist. Radojiçiq është i sanksionuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025