Ka shkuar në 93 persona numri i viktimave nga sulmi i së hënës në një xhami, i cili kishte në shënjestër policët në provincën pakistaneze të Peshavarit. Kryeministri i Pakistanit dhe liderë të tjerë kanë dënuar aktin, duke e konsideruar si një nga sulmet më të rënda në vend në vitet e fundit. “Midis 300 dhe 400 policë kishin qenë në atë zonë në kohën kur ndodhi sulmi”, tha shefi i policisë së Peshavarit, Muhammad Ijaz Khan.
Dëshmitarët okularë kanë thënë se kamikazët që qëndronin në rreshtin e parë pas imamit, shpërthyen jelekët me eksplozivë teksa besimtarë, përfshirë shumë policë dhe zyrtarë të tjerë, ishin mbledhur për lutjet e pasdites në Xhaminë e Linjës së Policisë.
Talibanët pakistanezë kanë mohuar përfshirjen në këtë sulm. Talibanët pakistanezë, të njohur si Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP) kanë marrë përsipër sulme të ngjashme në të kaluarën. Grupi radikal ka zhvilluar një kryengritje në Pakistan gjatë 15 viteve të fundit.