Sulmi fizik në AKRK, përplasen deputetet e pozitës dhe opozitës
Lexohet për: 3 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Mes akuzave e përplasjeve në mes deputetëve të pozitës, opozitës dhe anëtarëve të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës, është zhvilluar debati në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregtim në të cilën janë formuar grupet e punës për shqyrtimin e projektligjeve në procedurë, dhe është shqyrtuar raporti vjetor i AKRK-së për vitin 2023. Kjo për shkak sulmit fizik që dyshohet të ketë ndodhur në këtë institucion.

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka kërkuar përgjigje nga kryetarja e këtij institucioni, lidhur me emërimin e drejtorit, Delajdin Beqa, i cili sipas saj, është i njohur për skandalin që ka bërë në autoritet.

Kryesuesja e bordit të AKK-së, Naime Bunjaku-Isufi, ka thënë se janë organet hetimore të cilat do të japin një epilog përfundimtar, dhe se sot janë për të disktuar për çështje tjera. Akuzat e deputetes ndaj kësaj çështje vazhduan, duke insistuar të marrë përgjigje nëse e njëjta ka marrë pëlqimin e bordit për emërimin e tij.

Bunajku ka thënë se do të presin vendimin final prej Gjykatës, duke shtuar se do të sjellin fakte që komisioni i jashtëm ka vlerësuar këtë.

Ndërkaq, për emërimin e drejtorit në këtë institucion foli edhe anëtarja, Zalfije Osdautaj, e cila tha se kryetarja nuk është konsultuar me bordin.

Për këtë deputeti nga partia në pushtet, Driton Hyseni ka thënë se nëse ligji nuk e parasheh nuk është e nevojshme të merret pëlqim.

Ndërkaq, deputetja Bunajku ka thënë se drejtori që është i akuzuar nuk ka të drejtën e fjalës.

Për këto akuza ndaj drejtorit, juristi, Florent Mehmeti ka thënë se ligji e njeh edhe heshtjen administrative.

Me pyetje ka vazhduar deputetja, Bunjaku-Rexhepi. Fjalën ka insistuar të marrë edhe drejtori i autoritetit, Selajdin Beqa, mirëpo deputetja Bunjaku ka insistuar të mos e lejojë të flasë. Beqa ka thënë se këtë çështje do ta qojë deri në fund.

Ndërkaq, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Driton Hyseni ka kërkuar nga deputetja Bunjaku-Rexhepi të fokusohet te raporti dhe jo te “llafet e kafeve apo skutave”.

Ndërkaq, kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala ka kërkuar rregulloren për sekretet tregtare.

Për këtë, Mehmeti ka thënë se do ta keni rregulloren, mirëpo ka thënë se nuk ka njohur se kush e ka hartuar.

Edhe deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka reaguar pas gjitha këtyre akuzave.

E derisa drejtori Beqa mori fjalën, deputetja Bunjaku ka lëshuar sallën. Beqa ka shpjeguar fjalinë për të cilën tha deputetes Rexhepi-Bunajku, “se do të shkojë deri në fund kësaj pune”.

Ndërkaq, gjatë prezantimit të raportit, kryetarja në këtë institucion, Bunjaku ka thënë se në sektorin e telekomunikimeve kemi shqiptuar një gjobë 1.5 milion euro.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024