Sulmet nga Irani dhe Hezbollahu, Hoxha-homologut izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sulmet nga Irani dhe Hezbollahu, Hoxha-homologut izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj
Hoxha1234
11/03/2026 - 15:01
Linku u kopjua

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij izraelit, Gideon Sa’ar, ku theksoi solidaritetin e Shqipërisë me popullin izraelit, në këto kohë sfiduese.

Në një postim në rrjetin social X, duke e konsideruar shënjestrimin e civilëve të papranueshëm, Hoxha thotë se Shqipëria qëndron pranëtë prekurve nga sulmet e kryera nga Irani dhe Hezbollahu.

“Faleminderit, Ministër Gideon Sa’ar, për urimet dhe për bisedën tonë të frytshme. Në këto kohë të vështira dhe sfiduese, Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me popullin izraelit dhe të gjithë ata që janë prekur nga sulmet e kryera nga Irani dhe Hezbollahu. Shënjestrimi i civilëve është i papranueshëm, dhe ne vlerësojmë kurajon dhe qëndresën e popullit izraelit, ka thënë ministri.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përpjekjeve ndërkombëtare për të parandaluar përvetësimin e armëve bërthamore apo çdo arme tjetër të shkatërrimit në masë që mund të kërcënojë paqen në rajon.

“Shqipëria mbështet përpjekjet ndërkombëtare vendimtare për të parandaluar përvetësimin nga regjimi iranian, të armëve bërthamore apo të çdo arme tjetër të shkatërrimit në masë që kërcënon paqen në rajon dhe më gjerë. Irani meriton një qeveri nga populli dhe për popullin. Shqipëria së shpejti do të marrë një vendim zyrtar për ta shpallur IRGC, ashtu siç është në të vërtetë: një organizatë terroriste”, shkruan ministri, transmeton RTSH.

Ministri vlerësoi gjithashtu miqësinë lidhjet e forta ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit.

“Unë e vlerësoj thellësisht miqësinë e kahershme dhe lidhjet e forta ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta dhe mbi një histori unike solidariteti midis popujve tanë. Këtë vit shënohet 35-vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona, një moment i rëndësishëm që pasqyron forcën dhe qëndrueshmërinë e kësaj miqësie. Pres me kënaqësi të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë”, është shprehur ministri Hoxha.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026