Rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm, policia mori njoftime se një burrë me shpatë kishte sulmuar anëtarët e publikut në Hainault, në verilindje të Londrës.
Një djalë 13-vjeçar ka vdekur dhe katër persona janë në spital pas një sulmi me thikë në verilindje të Londrës.
Oficerët u sulmuan gjithashtu, pranë stacionit të metrosë.
Policia tha gjithashtu se burri përplasi një makinë në një shtëpi në Thurlow Gardens aty pranë, përpara se të raportohej të godiste me thikë një numër njerëzish dhe të arrestohej.
Në një përditësim këtë pasdite, kryeinspektori Stuart Bell, i cili drejton policinë lokale, konfirmoi se djali adoleshent kishte vdekur.
Policia shtoi se nuk mendonte se ishte një sulm i shënjestruar, apo i lidhur me terrorizmin, dhe ata po punonin për të përcaktuar rrethanat e asaj që ndodhi. /SkyNews/