Sulm me armë në kishën italiane në Stamboll, një i vdekur
Lexohet për: 1 min.
fwfwfw
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person ka vdekur pas një sulmi të armatosur në kishën italiane të Santa Maria në Sariyer, Stamboll, raportoi të dielën CNN Turk.

Mësohet se viktima është një shtetas turk i pastrehë i identifikuar vetëm me inicialet C.T.

Sipas raporteve të hershme, dy persona të armatosur të maskuar hynë në kishë gjatë meshës dhe qëlluan në ajër përpara se të qëllonin për vdekje viktimën kur ai u ngrit për të protestuar.

"Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm frikacak," tha ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya në X. “Përpjekjet janë duke vazhduar për kapjen e sulmuesve”, shtoi ai. Policia po heton rastin. /ANSA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024