Ukraina ka kryer një sulm "masiv" me dronë në flotën e Detit të Zi në qytetin port të Krimesë, Sevastopol, duke dëmtuar një anije luftarake, thotë Rusia. Sipas saj, janë përdorur nëntë dronë, por Ukraina ende nuk i ka komentuar këto pretendime.
Pa dhënë prova, Rusia akuzoi trupat britanike për përfshirje në sulmin e së shtunës - dhe në hedhjen në erë të tubacioneve të gazit muajin e kaluar. Në përgjigjen e saj, ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia "po shpërndante pretendime të rreme në një shkallë epike".
Sevastopol është qyteti më i madh në atë rajon dhe shtëpia e flotës ruse të Detit të Zi. Në prill, anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi, kryqëzori raketor Moskva, u mbyt pranë Krimesë. Rusia tha se një shpërthim municioni shkaktoi dëmin që fundosi anijen, ndërsa Ukraina pretendoi se e kishte fundosur anijen me një sulm raketash./REL