Sportistët e Kosovës kanë arritur suksese të mëdha edhe në arenën ndërkombëtare, por mungesa e infrastrukturës adekuate sportive konsiderohet se po e ngufatë shpërthimin edhe më të madh të sportit në Kosovë.
Infrastruktura është një prej elementeve thelbësore që i nevojitet një sportisti për të arritur rezultate kulminante.
Sekretari i Federatës së Karatesë, Nazmi Gashi tregon se si karateistët e Kosovës nuk kanë asnjë sallë të stërvitjeve dhe se ata, aktivitetin e tyre e kryejnë nëpër shkollat fillore e të mesme.
“Nëntëdhjetë për qind e klubeve në sportin e karatesë e zhvillojnë sportin në shkolla fillore ose të mesme në regjionin ku ata jetojnë. Kjo është një mungesë e madhe e infrastrukturës për shkak se për të arritur një nivel të lartë, dhe një performancë të lartë të garuesve, duhet të kesh një sallë të cilën e ke nën kontroll 24 orë, dhe sportistëve do t’ua përshtatësh programin e stërvitjeve. Me këtë rast, me tri stërvitje që i mbajmë në shkolla e ke vetëm shtrirjen në regjion, nuk e ke suksesin. Prandaj, unë pajtohem plotësisht që infrastruktura sportive e dëmton shumë rezultatin kulminant”, thotë Gashi.“Për shumë sporte kur nuk i ke mjetet e punës, stadiumin apo shtigjet, pengon në 80%. Një atlet, nëse ushtron apo bën trajnim në një shteg të atletikës ku vërtet i plotëson konditat ndërkombëtare ku ka edhe gjërat tjera përcjellëse si zhveshtoret e çështje të tjera, atëherë besoj se rezultati, nëse ka qenë këtu 30%, do të jetë 100% sepse aty e sheh veten”, thotë Sylejmani.
Nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) thonë se një numër i madh i talentëve e braktisin sportin pikërisht për shkak se nuk kanë ku ta zhvillojnë aktivitetin e tyre.
Rëndësinë e madhe që ka infrastruktura sportive e thekson edhe ish-presidenti i KOK-ut, Besim Hasani.
Gjithsesi, shpresa për ndryshim të kësaj gjendjeje është te zotimi që shteti i Kosovës ka marrë për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, pasi pritet ndërtimi i disa stadiumeve dhe palestrave të reja sportive./A.Bytyqi