Sukses për Kosovën U21, ngjitet në renditjen e UEFA-s
Lexohet për: 1 min.
2-kOSOVA
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshën U21 ka bërë një përparim të rëndësishëm në renditjen e re të UEFA-s.

“Dardanët” e rinj të udhëhequr nga Afrim Tovërlani janë ngjitur në pozitën e 33-të në ranglistën e UEFA-s, raporton KosovaPress.

Kjo ngritje vjen si rezultat i paraqitjeve të mira gjatë ciklit aktual të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Po ashtu, ky përparim në renditjen e UEFA-së do të thotë që Kosova do të kalojë nga vazoja e pestë në vazon e katërt në shortin për kualifikimet e ardhshme evropiane.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024