Një sukses historik për ekipin e Washington State Cougars dhe basketbollisten nga Kosova Astera Tuhina, që është shpallur kampion i turneut PAC-12, duke mposhtur UCLA me rezultat 65:61 të dielën në Las Vegas.
Skuadra e Washington ishte numër 7 dhe është bërë skuadra me nivelet më të ulëta që përparoi dhe fitoi titullin e PAC-12.
Cougars do të kërkojnë të sigurojnë fitoren e parë të programit në turneun NCAA më vonë këtë muaj.
Astera Tuhina ka luajtur rol kyç në triumfin e ekipit të saj në debutimin e saj në këtë ligë. Tuhina në finale ka luajtur për 31 minuta, duke realizuar gjashtë pikë, gjashtë asistime dhe tri kërcime, duke marrë vlerësime shumë pozitive për paraqitjen në finale, por edhe gjatë gjithë këtij edicioni.
Astera është një nga basketbollistet më të talentuara të Kosovës, ku ka luajtur për Kosovën A dhe grupmoshat e reja. Tuhina është shpresa e Kosovës.