Sukses edhe nga taekwondo, një medalje e artë dhe një e argjendtë për Kosovën
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në sportin e taekwondosë ka shënuar sukses në garën ndërkombëtare “Ramus Open G1/E1”.

Në garën që u zhvillua në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ekipi kosovar solli një medalje të artë, një të argjendtë dhe tri vende të pesta, raporton KosovaPress.

Imarah Vizdiklar me katër fitore të shënuara u stolis me medaljen e artë në grupmoshat e kadetëve, në kategorinë deri në 41 kilogramë, duke dëshmuar se e pret një e ardhme e ndritur në taekwondo.

Jon Gashi fitoi medaljen e argjendtë për junior, në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë.

Ndërkaq, Shpend Miftari (junior, kategoria deri në 63 kilogramë), Sulejman Vizdiklar (senior, kategoria deri në 53 kilogramë) dhe Elion Agushi (senior, deri në 74 kilogramë), zunë vendet e pesta.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024