Subvencionimi i blerjes së teksteve shkollore, Kastrati: Era korrupsion, këtu ka punë prokuroria
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetarja e Komisionit për negocimin e teksteve shkollore në Ministrinë e Arsimit, Merita Januzaj ka thënë se për rreth një milion e kanë ulur çmimin e teksteve shkollore nga mbi 5 milion sa ishte. Mirëpo, kritika për blerjen e teksteve pati deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ardian Kastrati, i cili tha se për 514 mijë euro është prishë negociata me shtëpitë botuese, duke shkuar në metodën e subvencionimit në mbi 11 milion.

Gjatë intervistimit për gati dy orë në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, Januzaj ka thënë se janë munduar në maksimum të bëjnë punën e tyre lidhur me tekstet shkollore dhe duke negociuar me shtëpitë botuese.

Ndërsa, deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka pyetur për vlerën e saktë se sa kanë ulur çmimet secila shtëpi botuese.

Januzaj derisa ka treguar për secilën shtëpi botuese çmimet që kanë ulur, ka thënë se pjesë e negocimit kanë qenë edhe tekstet e minoriteteve.

Në anën tjetër, sipas deputetit të PDK-së Ardian Kastrati këtu vije era korrupsion dhe këtu ka punë Prokuroria.

Sipas tij për 514 mijë euro u prish negociata me shtëpitë botuese dhe shkuan në metodën e subvencionimit në mbi 11 milion.

Ai ka shtuar se shumë më mirë do të ishte për 514 mijë të rivendosej linja buxhetore dhe të vazhdohet me metodën e vjetër të subvencionimit dhe nxënësit t’i marrin librat në shtatorë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024