Suarez shënon njërin nga golat më të bukur të karrierës në moshën 36 vjeçare (VIDEO)
Lexohet për: 2 min.
3-Suarez
1 vit më parë
Linku u kopjua

Luis Suarez ka shënuar shumë gola të bukur përgjatë karrierës së tij, por goli i tij i fundit për Gremion pa dyshim që është në mesin e tyre.

Sulmuesi uruguaian mbushi 36 vjeç në janar, por ende është i aftë për të shkëlqyer, dhe dëshmitarë për këtë gjë ishin edhe tifozët brenda stadiumit “Arena do Gremio” në Porto Alegre të mërkurën mbrëma, raporton KosovaPress.

Suarez barazoi rezultatin ndaj Cruzeiros në Kupën e Brazilit, 10 minuta para se të përfundonte ndeshja.

Ish-ylli i Liverpoolit dhe Barcelonës morri topin afro 20 metra larg golit, u kthye dhe më pas gjeti këndin e portës me një gjuajtje të pandalshme.

Por, çfarë e bëri golin më magjepsës ishte fakti se Suarezi përdori pjesën e jashtme të këmbës së tij të djathtë për të shënuar.

Ndryshe e njohur me termin “trivela”, është e vështirë ta imagjinosh se mund të ketë gola më të bukur, nga një aspekt teknik, gjatë gjithë vitit.

Golin e gjeni më poshtë.

(3) Ataque Futbolero on Twitter: "??? Pero por favor, qué barbaridad este tres dedos de Luis Suárez. DEMENCIAL. https://t.co/Ud1hxFSOIB" / Twitter  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025