Stuttgarti shumë i fortë për Bayernin, ia rrezikon vendin e dytë në Bundesliga
Lexohet për: 1 min.
24-Stuttgarti.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar katër ndeshjet që ishin duke u zhvilluar momentalisht në Bundesliga, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “MHPArena”, Stuttgarti i ka mposhtur Bayern Munichun 3:1, raporton KosovaPress.

Golat për vendasit i shënuan Stergiou (minuta e 29’), Woo-Yeong (minuta e 83’) dhe Silas (minuta e 90+3’), ndërkaq golin e nderit për Bayernin e shënoi Harry Kane në minutën e 37’ nga penalltia.

Me fitoren e sotme, Stuttgarti ngjitet në kuotën e 67 pikëve në vendin e tretë, vetëm dy pikë larg Bayernit që zë vendin e dytë.

Po ashtu, krahas kësaj ndeshje u zhvilluan edhe tri përballje të tjera në Bundesliga, dhe rezultatet finale i gjeni më poshtë.

Borussia Dortmund 5:1 Augsburg

Stuttgart 3:1 Bayern Munich

Werder Bremen 2:2 Borussia Monchengladbach

Wolfsburg 3:0 Darmstadt

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025