Stuhia shkatërron një nga termocentralet më të mëdha diellore në Kroaci
Bota
Lexohet për: 1 min.
Stuhia shkatërron një nga termocentralet më të mëdha diellore në Kroaci
2 javë më parë
Linku u kopjua

Stuhia shkatërroi një nga termocentralet më të mëdha diellore në Kroaci, e ndërtuar vitin e kaluar mbi Obrovac, në vendin e një fabrike të mëparshme të aluminit, raporton HRT.

Termocentrali 5 megavat mbulon 14.5 hektarë dhe është dashur të furnizojë me energji elektrike 3500 familje por investimi slloveno-austriak prej 5 milionë eurosh u trondit rëndë nga bora.

Panele prej 30 kilogramësh fluturonin gjithandej, madje ranë në rrugën midis Zaton Obrovaqki dhe Maslenica, e cila për fat të mirë ishte e mbyllur për trafikun në atë kohë.

Sipas një vlerësimi të përafërt, pothuajse gjysma e termocentralit u shkatërrua. Nga shtatë termocentrale diellore kroate, dy janë në zonën e komunës Jasenice. Plani hapësinor i vitit 2019 parasheh ndërtimin e të paktën dy të tjerëve në të njëjtin lokacion.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025