Stuhia Malik goditi pjesë të Evropës, të paktën pesë të vdekur
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Numri i të vdekurve nga stuhia e fuqishme Malik që goditi pjesë të Evropës u rrit në pesë të dielën pas disa aksidenteve në Poloni dhe Republikën Çeke të shkaktuara nga erërat e forta.

Në veri të Polonisë, një 27-vjeçar humbi jetën kur një pemë ra mbi makinën e tij. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person.

Zjarrfikësit në të gjithë Poloninë u janë përgjigjur thirrjeve të shumta. Ndër të tjera kanë hequr edhe pemët e rëna nga rrugët. Sipas autoriteteve, rreth 680.000 familje kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të linjave të dëmtuara të transmetimit.

Në Republikën Çeke, një mur pesë metra i lartë u shemb në zonën industriale në Velke Pritochny, në perëndim të Pragës, duke varrosur dy punëtorë. Njëri prej punëtorëve ka ndërruar jetë në vend dhe tjetri është transportuar në spital me fraktura.

Më herët të dielën, policia gjermane raportoi se këmbësorët u vranë nga mbeturinat që ranë nga ndërtesa në rrugë.

Në Beelitz, në jugperëndim të Berlinit, një poster zgjedhor ra mbi një burrë, tha një zëdhënës i policisë lokale.

Aksidenti ndodhi të shtunën pas orës 22:00, kur stuhia - e njohur në Gjermani si Nadia dhe në botë si Malik, u intensifikua gjatë natës.

Dy persona u vranë në Britani të shtunën kur pemët ranë mbi ta. Policia lokale në Angli njoftoi se një 9-vjeçar humbi jetën pasi një pemë ra mbi të në fshatin Winnothdale dhe burri që ishte me të pësoi lëndime të rënda.

Në bregun lindor të Skocisë, në qytetin e Aberdeen, një grua 60-vjeçare ka vdekur kur një pemë ra mbi të, tha policia lokale.

Më shumë se 130.000 familje mbetën pa energji elektrike në të gjithë Britaninë për shkak të stuhisë.

Në brigjet e Detit të Veriut janë lëshuar disa paralajmërime për përmbytje.

Në Hamburg, një valë e fortë stuhie përmbyti tregun e peshkut të qytetit të famshëm gjerman në lagjen Altona dhe niveli i ujit në lagjen Sankt Paul ishte 2.84 metra mbi mesataren.

Trafiku hekurudhor në Gjermani u ndikua gjithashtu nga stuhia të dielën. Shumë trena u vonuan dhe disa prej tyre u anuluan.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024