Një stuhi historike e janarit solli më shumë reshje bore përgjatë bregut të Gjirit të SHBA-së sot pasi pothuajse paralizoi Hjustonin dhe New Orleans-in gjatë dy ditëve të fundit dhe ‘varrosi’ pjesë të Florida.
Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi sot reshje të reja bore dhe shiu në veri të Floridës, në jug të Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut.
Kryetarja e Milton, Heather Lindsay, tha se nuk kanë borëpastrues dhe shumica e banorëve nuk kanë as lopata. Në këtë qytet, ajo përkujtoi, se nuk ka parë borë që nga viti 2014.
Stuhia e dimrit ka goditur tashmë qytetet kryesore të Bregut të Gjirit si Hjustoni, ku ranë 10 centimetra borë, më së shumti që nga viti 1960. Në zonën e New Orleans, në disa vende ranë 25 centimetra borë rekord.Vdekje të tjera të lidhura me të ftohtin u raportuan në Alabama dhe Xhorxhia, thanë zyrtarët.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar rreth 38 milionë njerëz në të gjithë rajonin për rreziqet e ngricave, hipotermisë dhe kushteve të këqija të rrugëve.