Stuhia diellore nesër do të godasë Tokën
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike ka paralajmëruar se Toka do të goditet nga një stuhi e vogël gjeomagnetike e klasës G1 të mërkurën e 3 gushtit.

Një stuhi G-1 mund të dobësojë luhatjet e rrjetit të energjisë, të godasë satelitët dhe potencialisht të ndezë aurorat në rajonet rreth polit verior, në këtë rast ngjyrat elektrike do të shihen në qiellin mbi Kanada dhe Alaskë. Sidoqoftë, është më e dobëta nga pesë të klasifikuar nga NOAA.

Stuhia gjeomagnetike ndodh për shkak të një vrime koronale në rajonin jugperëndimor të faqes së diellit që po nxjerr jashtë “material të gaztë”. Qendra e parashikimit të motit hapësinor të NOAA i klasifikon stuhitë gjeometrike në pesë faza – njëra është më e dobëta dhe të tjerat më të forta.

Stuhia që pritet të godasë Tokën këtë javë, pritet të ketë një ndikim të ulët në satelitët dhe teknologjitë pnalet. Toka përjetoi një stuhi diellore më 19 korrik që solli aurora mahnitëse në veri të SHBA dhe Kanada.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024