Stuhi të fuqishme godasin Slloveninë
Lexohet për: 1 min.
43
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Pjesa më e madhe e Sllovenisë është goditur nga stuhi të fuqishme sot pasdite.

Agjencia e Mjedisit Arso njoftoi se më së shumti është prekur zona Novo Mesto me breshër prej dy centimetrash afër Shentvid.

Stuhia do të zgjasë edhe në orët e mbrëmjes dhe është dhënë alarmi portokalli.

Shpërthimi më i fortë i erës është matur në Novo Mesto 63 kilometra në orë.

“Po krijohen stuhi të reja dhe me shumë mundësi do të jetë kështu gjatë gjithë pasdites”, paralajmëron Arso, sipas së cilës tashmë zjarrfikësit kanë dalë për të ndërhyrë në Velenje dhe Shmartno ob Paka.

Në Cerkno era ka rrëzuar një numër të madh pemësh dhe njëra prej tyre ka rënë mbi një ndërtesë banimi. Disa shtëpi dhe një kamping janë përmbytur në Kamnik. Stuhi të reja po krijohen në veri të Italisë dhe po lëvizin drejt verilindjes, sipas Arso e cila paralajmëron edhe rritje të prurjeve të rrëmbyeshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024