Hulumtuesja amerikane, Ivana Stradner, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të humbasë mbështetjen perëndimore dhe fuqia e tij do të fillojë të bie.
Ajo është shprehur e shqetësuar me gjendjen e lirisë së shprehjes në Beograd derisa ka thënë se po bëhet si në Bjellorusi.
Ajo ka thënë se kjo edhe pritet nga një politikan i cili mentor e kishte Millosheviqin.
“Çfarë tjetër mund të presësh nga i mentoruari i Millosheviqit që është në pushtet tani. Por shënoni fjalët e mia, Vuçiq përfundimisht do të humbasë mbështetjen perëndimore dhe fuqia e tij do të fillojë të bie. Atëherë ai do të tregojë personalitetin e tij të pamëshirshëm. Ai është një person jashtëzakonisht i prirur nga egoja dhe i mllefosur, i cili vuan nga kompleksi i epërsisë. Pse? Sepse pa një pushtet absolut ai nuk është asgjë. Dhe me të vërtetë e kam fjalën. Ai nuk ka pasur asnjë punë tjetër përveçse në politikë”, ka thënë ajo.