Ky vend nuk ka derdhur gjak që liria e tij të jetë veç liri e burrave, por edhe e grave, para se gjithash e grave, thotë profesor Blerim Latifi.
Ai në një shkrim në Facebook kushtuar femrave të suksesshme shqiptare me famë botërore, si Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Rita Ora, Nora Gjakova e shumë të tjera, thotë se shumë talente zhduken si pasojë e shtypjes së grave.
Postimi i plotë:
Paramendojeni situatën: pas luftës Dukagjin Lipa kthehet me gjithë familjen në Kosovë. Ditë prej ditësh ai fillon të shoqërohet me një imam vahabist. Imami dikur e bindë se fëmijët e tij duhet t'i rris sipas sheriatit. Vajzën me emrin Dua duhet ta mbulojë me shami. Kështu Dua e vogël rritet me edukatën se nuk ka se çfarë të pres nga jeta, përveçse të pres adoleshencën për t'u martuar me një burrë që do ja gjejnë të tjerët dhe të jetojë pastaj si prona private e tij, kryesisht duke u marrë me punët e shtëpisë. E dënuar në analfabetizëm, ajo nuk ja rrugë tjetër: edhe fëmijët e saj do t'i rris si analfabetë.
Një komb i cili lejon që gjysma e popullatës së tij të shtypet nga gjysma tjetër, e privon veten nga gjysma e potencialit të tij zhvillimor.
Stop shtypjes religjioze të grave!