Stoltenberg: Ka potencial për tensione në Kosovë dhe Bosnjë
Lexohet për: 2 min.
NATO Secretary General meets the Prime Minister of Montenegro
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përmendur Kosovën dhe Bosnjën, si dy pika ku potenciali për tensione akoma ekziston.

Ai këto komente i bëri pasi priti në takim kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq.

“Mesazhi është se, të gjitha palët duhet të përmbahen nga retorika nxitëse dhe se integriteti territorial dhe kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Bosnjës dhe Hercegovinës duhet të respektohen. Ne kemi punuar ngushtë me Bashkimin Evropian, si në Bosnjë ashtu edhe në Kosovë. Por gjithashtu ne me praninë ushtarake në Kosovë mbështesim dialogun e  lehtësuar nga BE-ja. Dialogu është e vetmja rrugë përpara për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme”, tha ai.

Kryeministri i Malit t Zi tha se është në interesin kombëtar që të ketë paqe dhe stabilkitet në rajon.

“Jemi të gatshëm për të forcuar pozitën tonë në Kosovë. Ne mendojmë se situata është qetësuar kohët e fundit, por, siç e kemi diskutuar, jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë. Dhe është në interesin tonë të thellë kombëtar, që ne të ruajmë paqen në Kosovë. E njëjta gjë vlen edhe për Bosnjë dhe Hercegovinën. Angazhimi ynë i palëkundur ndaj integritetit territorial të Bosnjës”, deklaroi kryeministri malazias.

Gjatë takimit thuhet se është diskutuar situata në veri. Me këtë rast Stoltenberg përsëriti se dhuna e vitit të kaluar është e papranueshme për aleancën.

Sipas tij, situata e sigurisë në Kosovë po analizohet rregullisht dhe se aleanca është e gatshme të dërgoj trupa shtesë nëse kjo tregohet e nevojshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025