Stojkoviq: Vuçiq nuk do ta arrestojë Radoiçiqin, avokatin e tij e dërgon si vëzhgues të zgjedhjeve në Rusi
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Avokati serb, Cedomir Stojkoviq ka thënë se avokati i Milan Radojçiqit dhe ish-gjyqtari serb, Goran Petronijeviq po merr pjesë si vëzhgues në zgjedhjet në Federatën Ruse në rajonin e Zaporoshkoj.

Sipas tij, vëzhgimi i zgjedhjeve të Putinit nga Petronijeviq, nuk është vetëm akt i tij personal, por është një odë e gëzimit që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq i shpreh Putinit.

"Goran Petronijeviq, i cili dje para Serbisë ishte vëzhgues i zgjedhjeve të Putinit që nga zgjedhjet në Krime, nuk është një avokat i zakonshëm, por avokat personal i Aleksandër Vuçiqit nga koha para se të vinte në pushtet, ai është mik i familjes së tij dhe tani ai është këshilltari (joformal) special dhe i dërguari Aleksandar Vuçiq dhe një person i shkallës më të lartë të besimit", ka shkruar Stojkoviq në X.

Për avokatin serb, Vuçiq jo vetëm që nuk do ta arrestojë Radoiçiqin, por do ta dërgojë avokatin e tij dhe të përbashkët në Krime për të vëzhguar zgjedhjet e Putinit.

"Avokati i dytë i presidentit, Vladimir Gjukanoviq, një vëzhgues i zgjedhjeve në Moskë dhe merr takime në Dumën ruse dhe në Kremlin, jo sepse ai është i rëndësishëm atje në asnjë mënyrë, por sepse dihet në Moskë se ai është dhoma e dytë e besuar e Aleksandër Vuçiqit. Në të njëjtën kohë, Goran Petronijeviq është edhe mbrojtësi i Milan Radoiçiqit, për të cilin dje publikisht Grabiel Eskobar tha: 'Milan Radojiçiq duhet të arrestohet dhe të akuzohet dhe nuk ka vend që të jetë i lirë'", ka shtuar ai.

Sipas tij, krejt kjo është një shuplakë për Perëndimin nga motivi primitiv.

https://x.com/fight_4_right_s/status/1769126705854124249?s=48

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025