Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq përmes një aksioni simbolik i është kërkuar të heqë dorë nga urdhri i homologut rus, Vladimir Putin, pasi sipas avokatit serb, Cedomir Stojkoviq nuk ka hyrje në BE përderisa i njëjti e mban urdhrin e Putinit.
Stojkoviq, i cili ka shkruar me rastin e vizitës së presidentit të Francës në Serbi, ka thënë se “është e qartë se presidenti i Serbisë nuk dëshiron të jetë pjesë e Evropës përderisa mban medaljen që i ka dhënë armiku i Evropës, pavarësisht nëse ka blerë 12 apo 200 avionë Rafale”.
? Dok @predsednikrs na sastanku sa @EmmanuelMacron pokušava da prikaže da on prekida vazalstvo Srbije prema Putinu, danas smo ga podsetili da postoji mnogo lakši put za to:
— Advokat Čedomir STOJKOVIĆ ???? (@FIGHT_4_RIGHT_S) August 30, 2024
- predali smo zahtev A. Vučiću da se odrekne ordena/medalje koju mu je dao Putin, i koju još uvek nosi. Uz… pic.twitter.com/lkPguAhn4N
Sipas tij, janë vlerat e një vendi që tregojnë aspiratat evropiane.
“Është e qartë se presidenti i Serbisë nuk dëshiron të jetë pjesë e Evropës përderisa mban medaljen që i ka dhënë armiku i Evropës, pavarësisht nëse ka blerë 12 apo 200 avionë Rafale. Egjipti ka edhe aeroplanë Rafale, kështu që kjo nuk do të thotë që el-Sisi ka një politikë pro-evropiane! Katari gjithashtu ka aeroplanë Rafale, edhe pse ata sundohen nga ligji i Sheriatit! Vlerat - kjo është ajo që ne masim në Evropë. Dhe ajo medalje/urdhri Putin-Vuçiq është një pasqyrë e kristaltë e atyre vlerave. Vuçiq do të heqë dorë ose nga urdhri ose nga e ardhmja evropiane. Është një gjë absolute”, përfundon ai.