Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, i cili është ndaluar për 4 orë në vendkalimin kufitar Horgosh, pas lirimit ka shpjeguar në detaje maltretimin që po ia bënë shteti serb përmes shërbimit sekret (BIA).
Ai përmes një videoje ka treguar se nuk janë Policia dhe Prokuroria që po e ndjekin, anipse janë udhëzuar ashtu nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe nga ish-drejtori i Inteligjencës serbe, Aleksandër Vulin. Porse, siç tha ai, është BIA që pa asnjë arsye po e maltreton sa herë që po lëvizë nga shteti i tij.
Ai ka treguar edhe njëherë se ky maltretim vjen si rezultat i vendosjes së luleve tek varri i gjashtëvjeçares, Blerina Jashari në Prekaz.
“Aryeja kryesore e mbajtes sime në vendkalimin Horgosh, e më herët në aeroportin në Surqin, para kësaj në vendkalimin kufitar Maqedoni-Serbi, është se BIA e ka përvetësuar sistemin elektronik, ka nxjerrë udhëzime për mbajtjen e njerëzve deri në kryerjen e kontrollëve të mëtejme.
“Nëse i kujtojmë të gjitha procedurat e BIA-s, mund të vërejmë se ata gjithnjë kështu veprojnë. Ata fshihen, nuk i shfaqin fytyrat e tyre, ndaj procedurave të tyre nuk mund të ngreshë ankesë, nuk ke se kujt t’i drejtohesh, sepse në sistemin juridik të Serbisë nuk ka mjete juridike përmes së cilave mund të kërkosh nga BIA që të ndalojnë ta keqpërdorin ligjin”, shtoi ai.
Avokati serb tha mes tjerash se BIA është në shërbim të regjimit rus të Vladimir Putinit, dhe se punon kundër interesave të shtetit të Serbisë, derisa Vulinin e akuzoi si tradhtarin më të madh të vendit të tij, i cili është dekoruar nga Rusia.
?
Pušten sam!Posle 4 sata nezakonitog lišenja slobode, dok mi ujedno negiraju da sam lišen slobode, a ne dozvoljavaju mi da odem.
U ovom videu prepričavam detalje: https://t.co/FaWk0pdiVE pic.twitter.com/GakSZUt6Hd
— Advokat Čedomir Stojković ☘️????? (@FIGHT_4_RIGHT_S)