Stojkoviq: Lënia në liri e Radoiçiqit, motiv për serbët tjerë që të rrokin armët
Lexohet për: 2 min.
Stojkoviq
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Avokati serb, Cedomir Stojkoviq, ka thënë se lënia e lirë e terroristit serb, Milan Radojiciq nxit serbët e tjerë anembanë Ballkanit që të rrokin armët, për një Serbi të madhe.

Stojkoviq ka shkruar në X se madje, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do t’iu jap imunitet serbëve që veprojnë kësisoj.

“Liria për Milan Radojicic është një mesazh që autoritetet në Beograd po ua dërgojnë serbëve anembanë Ballkanit: nëse merrni armët dhe filloni të vrisni për të realizuar ‘Deklaratën gjithëserbe’, Aleksandar Vuçiq do t’ju ​​japë imunitet”, ka shkruar ai.

E sipas tij, kjo bëhet edhe më serioze kur presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik kërcënon me shkëputje nga Bosnja.

“Sot, kur Dodik kërcënon me shkëputje - ai mesazh jehon!”, ka përfunduar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025