Stërvitjet ushtarake, Vuçiq flet rreth planeve për Kosovën
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka hedhur poshtë deklarimet se “vendi i tij po përgatitet për sulm ndaj Kosovës”. Ai në një konferencë për media sot në Beograd me ndihmës Sekretarin e Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, James O'Brien, ka deklaruar se “deklarimet për qëllimin e Serbisë për pushtim dhe luftë janë gënjeshtra”. “Nuk na shkon mendja të marrim pjesë në diçka të tillë, kemi bashkëpunim të mirë me KFOR-in dhe komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash”, tha Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dje ka akuzuar Serbinë për ushtrimet ushtarake në Peshter të Sanxhakut, duke thënë se është faktori kryesor i përpjekjeve për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor dhe se këto ushtrime janë dëshmi e kësaj. Kurti tha se këto ushtrime po mbahen 30 kilometra larg kufirit me Kosovën dhe tri kilometra larg kufirit me Malin e Zi dhe se si të tilla janë destabilizuese për rajonin. Përveç tjerash, duke ironizuar Kurti tha se këto ushtrime paraqesin gjithashtu edhe ndotjen më të madhe të ajrit e tokës në Sanxhak. Ndërsa ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka thënë se vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënimin të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit, gjë e cila duhet të trajtohet me seriozitet lëvizjet e tilla të Serbisë edhe nga ana e NATO-s.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
23
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024