Statistikat e energjisë, më pak thëngjill i prodhuar në shtator 2023
Lexohet për: 1 min.
thengjilli
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjatë muajit shtator 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 459.78 GWh, ndërsa konsumi i energjisë elektrike ishte 359.99 GWh ose 14,3% më i madh, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Kjo është bërë e ditur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila ka publikuar raportin e statistikave të energjisë për muajin shtator 2023, me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

E fajëson ASK-ja, Murati: S’kemi përgjegjësi për dështimin e regjistrimit të popullsisë - KosovaPress

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 10,9%.

Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.02 mijë ton ose 28,6% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Pasqyra e prodhimi, konsumit dhe raporti i energjisë elektrike në shtator 2023 me shtator 2022

Struktura e konsumit të energjisë elektrike shtator 2023

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024