Britania e Madhe mbetet e përkushtuar ndaj “rrugës së pakthyeshme” të Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO, i tha kryeministri Keir Starmer presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky sot pasi udhëheqja amerikane bëri deklarata kontradiktore për perspektivën e Kievit në organizatën më të madhe ushtarake në botë.
Zelensky dhe liderët evropianë u alarmuan nga vendimi i presidentit të SHBA-së Donald Trump për diskutime direkte me homologun rus Vladimir Putin dhe për të shpallur fillimin e negociatave mes tyre për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Partia Laburiste përsëriti qëndrimin e saj se nuk mund të ketë bisedime "për Ukrainën pa Ukrainën" dhe se Kievit i duhen garanci të forta sigurie, armatime shtesë dhe një të ardhme sovrane.
Zëvendës i dërguari i Trump për Ukrainën, John Coale tha dje se SHBA nuk përjashton anëtarësimin e Ukrainës në NATO ose një kthim të negociuar në kufijtë e para vitit 2014, duke kundërshtuar deklaratat e sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth."Siguria e çdo kombi varet nga forcimi i sigurisë sonë kolektive. Është thelbësore që çdo javë e re të sjellë rezultate të prekshme që do të sigurojnë paqe afatgjatë dhe të besueshme", shkroi Zelensky në X.